Genc Meraku, themeluesi i Kompanisë së Marketingut – Zero Pozitive Publicis, ka luajtur nje rol kyq në formulimin e dokumentave dhe materialeve përkatëse në thirrjën e hapjës së Kentucky Fried Chicken (KFC) në Kosovë. Kompania Kosovare , KFC Kosova ka arritur që të marrë Franchisen e KFC dhe  është marka e parë ndërkombëtare ushqimore e cila ka  hapur një restorant zyrtar në Kosovë, dhe planifikon që së shpejti të hapë pika në gjithë Kosovën…

 

Genc Meraku, themeluesi i Kompanisë së Marketingut – Zero Pozitive Publicis, ka luajtur nje rol kyq në formulimin e dokumentave dhe materialeve përkatëse në thirrjën e hapjës së Kentucky Fried Chicken (KFC) në Kosovë. Kompania Kosovare , KFC Kosova ka arritur që të marrë Franchisen e KFC dhe  është marka e parë ndërkombëtare ushqimore e cila ka  hapur një restorant zyrtar në Kosovë, dhe planifikon që së shpejti të hapë pika në gjithë Kosovën.

Genc Meraku u përzgjedh nga ana e KFC Kosova në fillimin e projektit duke punuar  nga afaza e aplikimit për franchise, pregaditja e të gjitha dokumentave për aplikim, pregaditja e planit të marketingut si dhe për implementinm e saj. Ky zinxhir i restoranteve Amerikane të ushqimit të shpejtë që specializohet në pulë të skuqur,  është zinxhiri i dytë më i madh në botë (matur nga shitjet) pas McDonald’s,  me 20,952 pika në gjithë botën në vitin 2015. KFC Kosova pati hapjën ceremoniale në 18.09.2016, ku Z. Meraku dhe ekipa e tij organizuan eventin e madh të hapjës së restoranit në Albi Mall në Prishtinë.

 

Pas fjalimeve, të pranishmit morën pjesë në ceremoninë e prerjës së litarit që zyrtarisht hapi KFC në tregun e Kosovës. Ngjarja përfundoi me të pranishmit duke provuar specialitete të ndryshme të KFC-së dhe duke e shijuar pulën më të mirë në botë.