Në këtë konference fillimisht Organizatori z. Genc Meraku, sqaroi në pika të shkurta projektin, ku Kosova do të jetë pjesëmarrëse së bashku me 211 shtete të botes.
Pas prezantimit të Ambasadoreve të rinj të Kosovës në këtë projekt , futbollerit Jon Latifaj  dhe gazetarit të ri Denis Zaiti, z. Meraku i njoftoj mediat lidhur me projektin  i cili është vazhdimësi e projekteve sportive në të cilat ka qene i angazhuar Genc Meraku dhe Zero Pozitive, sikurse organizimi i Kampionatit Botërorë në Hendboll të Vendeve në Zhvillim në vitin 2015, në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës, ku kanë marrë pjesë mbi 370 sportista nga  19 shtete të ndryshme të botës, si dhe  Organizimin e Finel Four, të Ligës ballkanike në basketboll në vitin 2014, si dhe shumë aktivitete të tjera sportive vendore dhe ndërkombëtare.

Football for Friendship” eshte njëri ndër programet më të mëdha internacionale të natyrës shoqërore për fëmijë me fokus në sport, do të mirëpres ambasadorë të ri nga Kosova në fazën e fundit në Moskë! E planifikuar rreth hapjes së kampionatit botëror, “Football for Friendship” do të mirëpres të ri nga e gjithë bota, 211 shtete dhe regjione – duke i përfshirë ata në një seri aktivitetesh të përbashkëta inspiruese dhe evente të ndryshme për të festuar 9 virtytet esenciale njerëzore që bazohen në – miqësi, barazi, drejtësi, shëndet, paqe, përkushtim, fitore, traditë dhe nder.

Përfaqësuesi i Kosovës, Jon Latifaj, është caktuar që të jetë në Ekipin e emërtuar “Grizzly Bear”, ku në ekip do të jetë së bashku me përfaqësuesit e shteteve si Indonesia, Eritrea, Gana, Katari dhe Gyenea. Latifaj do të qëndrojë në Moskë nga data 8 qershor deri më datën 15 qershor, ku do të merr pjesë në kampin e organizuar për fëmijë dhe gjithashtu do të jetë prezent edhe në hapjen e kampionatit Botërorë “Rusia 2018” me ç ’rast edhe do të shikoj lojën e parë të këtij kampionati i cili luhet në mes të ekipit nikoqir të Rusisë ndaj Arabisë Saudite.

Genc Meraku